Libri që trondit politikën/ Qeveria Rama po pastron lekët e mafias dhe terrorizmit

“Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane) dalë në qarkullim para dy javësh.

I gjithë libri fajëson kryesisht qeverinë e Edi Ramës për mundësimin e larjes së parave në shkallë masive nga dy grupimet e mësipërme.

Autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland dhe Sarah Holland japin shembuj të investiguar se si DAESh përdori struktura mafioze shqiptare për të shitur ligjërisht në Evropë e ShBA naftë bruto të 15 anijeve tanker.

Edhe pse Shqipëria nga vitit 2014 mori statusin e kandidatit për në BE kontrollet  e transaksioneve financiare mbeten  joefektive, kontot bankare çelen pa verifikimin e duhur dhe xhungla e lojërave të fatit mund të fshehë gjërat. Shpërthimi masiv i kultivimit e tregtimit të kanabisit dhe kalimi në drogat e rënda po ndodh pavarësisht nga ndihma ndërkombëtare.

Rasti Tahiri Ministër i Brendshëm 2013-2017 i akuzuar për favorizim të narkotrafikantëve është evident sa që eurodeputeti Manfred Weber, i cili pritet të zëvendësojë Jean Claude Juncker në krye të Komisionit Europian dhe kancelarja gjermane Merkel ushtruan trysni ndaj kryeministrin Rama që ky të hiqte proteksionin mbi Tahirin.

Por edhe ministri tjetër i Brendshëm Fatmis Xhafaj pati probleme në vëllain e tij.

Autorët japin shembuj të ndryshëm se si megjithë rigorozitetin e ligjeve të reja

forcat lokale fusin nga penxherja atë që dje hynte nga dera.

Ngjyrime satirike shfaqen në bisedën me një deputet të mazhorancës qeverisëse,  cili nuk ka dëgjuar kurrë për këto probleme për të cilat ‘nëse ekzistojnë atëherë fajin e ka Perëndimi’. I njohur rezulton edhe rasti i ABI Bank, licencimi i së cilës u konsiderua jotransparent nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN etj.

Autorët shënojnë se megjithë praninë në Shqipëri të celulave të Al Kaedas më herët e të DAESH-it aktualisht nuk ka radikalizim fetar në shoqërinë shqiptare e cila është në shumicë myslimane.

Gjithashtu Mafia Shqiptare nuk ka afërsi ideologjike me DAESH-in, por kur mundet operon me të thjesht për të maksimizuar fitimin financiar.

Ku libër pati jehonë në Gjermani dhe për të ka shkruar edhe e përditshmja kryesore Frankfurter Allgemeine Zeitung

KRIMINELLE PARTNER:

Strategische Allianzen

VON ALEXANDER HANEKE-AKTUALISIERT AM 15.01.2019-11:2

/Syri.net