Projektligji i ri, Shqipëria vend pritës për emigrantët

Një projektligj i dërguar së fundmi në Kuvend shërben si kuadër i ri ligjor për të strukturuar më tej luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit të instancave të vendit tonë me shtetet në BE dhe gjithashtu, operacioneve të përbashkëta.

Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit në fushën operacionale, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar si dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit në lidhje me menaxhimin e kufijve.

”Kjo marrëveshje do t’i hapë rrugë bashkëpunimit në fushat e shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, trajnimit, kërkimit, zhvillimit të projekteve pilot dhe operacioneve të përbashkëta”, thuhet në relacionin shpjegues.