Ja si qëndron e vërteta e lidhjes mes Brad Pitt dhe producentes

Brad Pitt dhe Charlize Theron u takuan vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve por nuk ka qenë kurrë së bashkë.

Kështu është shprehur një burim për People pasi u përhapën thashethemet për një lidhje mes aktorit dhe producentes.

“Rreth 6 muaj më parë, ata xhiruan së bashku,”-tha burimi. “Ata nuk kanë qenë së bashku. Raportet se janë në një romancë janë të rreme.”

55-vjeçari dhe Charlize xhiruan për një reklamë për markën Breitling  vitin e kaluar me  Adam Driver.  Kompania publikoi disa momente nga xhirimet e realizuara në shtator në faqen e tyre në Facebook.

Më 20 janar qarkulluan lajmet se Pitt dhe 43-vjeçarja kishin nisur një romancë gjatë Krishtlindjeve. Por asnjëri prej tyre nuk ka komentuar thashethemet.

Pitt e ka mbajtur jetën e tij personale larg mediave që nga ndarja me Angelina Jolie në shtator 2017.