”I ka shkuar nami deri në Australi, sot e ka pushim”, Rama ngacmon Ballën pas fitores në gjyq (Video)

Kreu i qeverisë Edi Rama është ndalur paraditen e sotme në një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku ka takuar përfaqësuesit lokal, si dhe pritet që të ketë një takim me studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani.

Në një prej takimeve të zhvilluara në prefekturë, ku Rama shoqërohej dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kreu i qeverisë nuk e ka kursyer ironinë në drejtim të këtij të fundit, pasi fitoi gjyqin për shifje përballë Lulzim Bashës. Rama tha se nami dhe fama e Ballës kanë mbërritur deri në Australinë e largët për këtë fitore.

‘’Mos e ngamoni sot se nuk ndihet edhe aq mirë, është ende në atmosferën që i krijoi fitimi i gjyqit. Lajmi i fitores së gjyqit dhe i dënimit të persekutorit të tij ka marrë dhenë deri në Australi. Kështu që sot e ka pushim”, është shprehur Rama, ç’ka ka shkaktuar dhe humor dhe të qeshura në sallë.