Shi në të gjithë vendin, bora bllokon disa zona

Ditën e sotme sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit priten reshje të dobëta shiu në shumicën e qarqeve, përjashtuar qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 / 13 °C, në vendet e ulëta: 4 / 11 °C dhe në vendet malore: -3 / 6 °C. Ndërkohë që disa zona të thella në veri dhe verilindje vijojnë që të jenë të bllokuara nga dëbora.