Kim Kardashian insiston: Beteja me Taylor Swift ka mbaruar

Kim Kardashian ka këmbëngulur se nuk është më në armiqësi me Taylor Swift.

Ylli i televizioneve bëri deklaratën ndërsa ishte e ftuar në Watch What Happens Live me Andy Cohen, së bashku me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian.

Ndërsa u pyet për grindjen e vazhdueshme midis këngëtares dhe burrit të saj reper Kanye West, si edhe përfshirjen e emrit të Kim ne këngën e Talyor, ‘Famous’, 37-vjeçarja tha se lufta kishte mbaruar.

“Ka mbaruar,”-tha Kim, duke shtuar se secili ka vazhduar jetën e vet përpara.

Kur u pyet nga moderatori, Andy se nëse do të ngecte brenda një ashensori me kë do donte të ishte me Drake apo Taylor, Kardashian tha se zgjidhte këngëtaren.