Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Dy shqiptarë janë ndaluar në aeroportin e Berlinit në Gjermani pasi nuk kishin leje qëndrimi në këtë shtet, ndërsa bashkë me to janë arrestuar edhe një turk dhe një shtetas iranian.

Këta të fundit kishin udhëtuar nga Athina për në Gjermani. Pas kontrolleve, autoritetet konstatuan se të ndaluarit nuk kishin asnjë dokument që të justifikonin qëndrimin atje.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije dyshohet se janë punësuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë hyrë ilegalisht.  Ata tashmë kanë një afat kohor për t’u larguar nga Gjermania.