Ilir Meta nga “Oaz” i Lezhës poston foton e ditës

Presidenti Meta ndodhet sot në Lezhë. Pasi postoi në facebook nga aktiviteti për dhurimin e gjakut ku shkroi se “Një ditë e mrekullueshme sot në Lezhë, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në një seancë dhurimi gjaku në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut. 
Falënderoj kryebashkiakun, z.Fran Frrokaj dhe në veçanti qytetarët lezhjanë për shembullin e shkëlqyer të solidarizimit me këtë kauzë humane.
I bindur se kjo fushatë ndërgjegjësimi, e udhëhequr nga rinia, do vijojë pa u ndalur në të gjitha qytetet e vendit në përmbushje të misionit të saj fisnik”, ai ka vizituar edhe “Oaz”, një nga perlat turistike të Shqipërisë.

Dhe më pas Ilir Meta ka postuar këtë shënim në facebook:

Kënaqësi që e mbajta fjalën që i kisha dhënë Gjovalinit, mastershefit të “Oaz”-it, këtij restoranti të mrekullueshëm në Fishtë të Lezhës.