Çifti më i ri i showbizit, Kanita udhëtim në Paris me reperin shqiptar

Pak më parë reperi i njohur shqiptar S4MM zbuloi se është i lidhur me një vajzë, teksa publikoi foto me të nga kryeqyteti i dashurisë, Parisi. Vajza nuk dallohej qartë në foto, por burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për një femër të njohur në ekranin shqiptar.

Është fjala për këngëtaren Kanita, e cila gjithashtu ndodhet në Francë këtë periudhë dhe kjo nuk duket të jetë absolutisht një rastësi.

Kanita është e njohur për pjesmarrjen e saj në “X factor” dhe këtë vit në “Këngën Magjike”. Ajo ka publikuar një sërë fotosh nga udhëtimi i saj në Francë dhe me sa duket nuk qenka vetëm.

Ndërkohë, Samir Selimi është një nga reperët më të rinj në tregun e muzikës shqiptare edhe pse numëron jo pak por më shumë se 12 këngë, disa prej të cilave janë bashkëpunime me artistë shume të njohur si Noizy.

Këngëtari nga Tetova pritet të lançojë një këngë të re e cila mezi po pritet nga fansat.