Marotta flet për të ardhmen e Icardit, ja çfarë thotë…

Java që sapo nisi duhet të jetë thelbësore për rinovimin e kontratës së Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas do të takohet me drejtuesit e Interit për të arritur një marrëveshje ose për të vendosur një herë e mirë largimin nga zikaltërit.

Edhe fjalët e Beppe Marottas, pas fitores me Beneventon, tregojnë për një klime më optimiste për të rinovuar kontratën me “yllin” argjentinas.

“Duhet të jemi të qetë kur flitet për këtë temë. Janë dinamika tipike të një shoqërie futbolli kur afron skadimi i kontratave. Nuk besoj se do të ketë probleme, nga të dyja palët ekziston qëllimi për të vijuar bashkëpunimi”, tha ai