“Idhulli im është Xherdan Shaqiri”, befason futbollisti serb

Blerja e re e Skënderbeut është një futbollist i lindur në Kosovë nga dy prindër serbë, por që thuajse nuk flet fare shqip.

“Goditja” e korçarëve quhet Elmir Asani dhe përmes një interviste ka treguar edhe emrin e idhullit të tij, i cili nuk është as më pak e as më shumë se saXherdan Shaqiri.

Por ashtu, Asani tregoi edhe prapaskenat e firmosje së tij me klubin e drejtuar nga Orges Shehi.

Asani ka thënë për Sportekspres:

Kam ardhur tek Skënderbeu sepse është një klub i madh, me një traditë të madhe dhe me shumë trofe. Këto arsye më bindën ta pranoj ofertën. E kam ndjekur edhe më parë Skënderbeun, sidomos gjatë garimit në UEFA Europa League. Skënderbeu është një klub i madh dhe me siguri do të thotë shumë të luash në këtë ekip dhe për të ecur lart në karrierë.
Idhulli im në futboll është aktualisht Xherdan Shaqiri i Liverpulit, sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë më thonë se kemi të njëjtin stil loje.”