Shehu: Moti i keq po nxjerr në pah problemet e qeverisjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka akuzuar qeverinë se nuk po i përgjigjet si duhet kushteve të këqija atmosferike për t’ia ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ai denoncon se në qarkun e Gjirokastrës, qytetarët po hasin ditë të vështira.

“Ne Qarkun e Gjrokastres strukturat drejtuese te degeve te PD, vazhdojne aktivitetin e tyre, qofte prane qytetareve ne keto dite te veshtira jo vetem nga moti, qofte ne forcimin organizativ per ballafaqimet politike te ketij viti,” shkruan Shehu.

“Edhe perkeqesimi i fundit i motit nxorri perseri ne plant te pare problemet e medha te qeverisjes:
– Ato me koncesionet, qe megjthese jane mbyllur me kontrata disa here me te kushtueshme per shtetin se sa pak vite me pare, perseri nuk prodhuan sherbimin e nevojshem e te mundeshem per publikun.

– Mos reagimin e institucioneve per te denoncuar kete sherbim te dobet, gje qe te ben te deduktosh jo vetem per pa aftesi te tyre, por edhe per maredhenie komprometuese e korruptive me koncesionaret.
-Mos plotesim te detyrave te pushtetit lokal brenda territoreve ne pergjegjesi te tyre, nga pa aftesia, keqperdorimet e fondeve apo mos mbeshtetja e qeverise…
– Nje indiference te instancave shteterore ne terresi ndaj problemeve individuale te qytetareve, te theksuara keto dite.
Ndersa ne lidhje me “kerkesen” e kolegut tim te Rilindjes per te mos vene keto dite gishtin te shkaqet e pergjegjesit e mos funksionimeve, do t’i thoja se momenti per te ngritur zerin per mos realizimin e deryrimeve ndaj qytetareve, vecanerisht kur kjo te ben te mendosh per veprimtari korruptive, eshte kurdohere e kudo konstatohet,” përfundoi ai.