Foto/ Gjendet i pajetë trupi i 65-vjeçarit, dyshime e para

Një person është gjetur pa jetë  në në vendin e njohur si Manastiri i Çifligut në Korçë. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se viktima është identifikuar si 65 –vjeçari, Vasil Mati ndërsa trupi i tij është gjetur nga një banor i zonës.

Dyshohet që shkaku i vdekjes të jetë atakun kardiak i shkaktuar nga i ftohti , ndërsa mësohet se bashkëshortja e tij ishte nisur per ta kerkuar pasi nuk i pergjigjej ne telefon. Trupi po transportohet në morg,policia ndodhet në  vendngjarje.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë, ndërsa kujtojmw se ky është rasti i dytë në Korçë që mbetet viktimë e të ftohtit.