Të izoluar në dëborë, banorët e Ostrenit apel për ndihmë

Moti i keq që ka mbërthyer vendin prej kohësh, ka bllokuar mijëra banorë në zonat më të thella rurale të vendit. Nga Ostreni i Bulqizës, vjen një apel për ndihmë nga banorët e izoluar nga bora, e cila arrin mbi 1 m.

Përveçse pa mungesë energjie elektrike dhe të bllokuar në rrugët e mbuluara nga dëbora, këta banorë nuk mund të lëvizin as për probleme shëndetësore.

“Jemi pa energji elektrike. Rrugët janë të  bllokuara. Nuk mund të lëvizim as për probleme shëndetësore”, shprehet një nga banorët e Ostrenit.