Interi merr një vendim drastik për çiftin Ikardi

Mardhëniet mes Interit dhe çiftit Ikardi janë acaruar në maksimum.

Së fundmi, klubi zikaltër ka gjobitur sulmuesin argjentinas me arsyetimin se po prish imazhin e tij me deklarata për largim.

Skuadra italiane i ka vendosur një gjobë të majme lojtarit, duke e paralajmëruar për masa edhe më të rrepta.

Inter e di se nuk mund ta mbajë edhe shumë gjatë në skuadër Ikardin, pasi ai ka refuzuar kontratën e re.

Gjithashtu, zikaltërit mësohet se kanë shpallur agjenten dhe bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Naran, si person të padëshiruar në klub.