Ylli i Dortmundit ”fiksohet” me këngëtaren Tayna

Reperja e njohur Tayna është kthyer në një nga këngëtaret më me famë të momentit, ku përveç fansave shqiptarë ka edhe të huaj. Një prej tyre është edhe futbollisti i njohur i Borusias së Dormundit, Mahmoud Dahoud.

Mesa duket 23-vjeçari nga Siria është fiksuar me këngën “Pow pow” të reperes saqë e ka postuar edhe një video në “Instastory” ku dëgjohet në sfond kënga e Tajnës.

Futbollisiti nuk është ndalur këtu, ai i ka bërë edhe tag reperes shqiptare. Tayna nuk është treguar indiferente ndaj futbollistit duke e ripostuar videon tek profili i saj, ndërkohë që krahas saj shkruan: Faleminderit.