Ministri i Ramës në sinkron me Beogradin (VIDEO)

Edi Rama, i ftuar në ”Xing me Ermalin”, deklaroi se “Shqipëria e Madhe” është një term dhe koncept i shpikur nga armiqtë e Shqipërisë. Por që në realitet është ndryshe. Gent Cakaj, njeriu i përzgjedhur nga Edi Rama si personi që do të drejtojë dikasterin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare në këtë periudhë, Ministrinë e Jashtme, del se është një mbështetës i madh i ”Shqipërisë së Madhe”.

Në një intervistë që ka dhënë për Baton Haxhiun rreth një muaj më parë, Gent Cakaj në postin e zv/ministrit të Jashtëm dhe si këshilltar i kryeministrit Rama, foli hapur për dryshime kufijsh në Ballkan. Ai mbështet ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë por shkon edhe më tej duke hedhur një propozim sa arkaik aq edhe të rrezikshëm; ndryshim kufijsh edhe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Madje e barazon këtë çështje me atë të mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e gjitha është në sinkron të plotë me planin e Beogradit për një “Shqipëri të madhe” që në fakt nënkupton një shkatërrim përfundimtar të çështjes shqiptare dhe një kthim kundër vendit tonë të miqëve ndërkombëtarëtë shqiptarëve.

Pak përpara këtyre deklaratave të papërgjegjshme të Gent Cakajt, kryetari i komisionit parlamentar në Serbi, Miliovan Drecun deklaroi se: ”Procesi i krijimit të Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm”.