Policia-shoferëve: Kujdes me pijen

Policia Rrugore e kryeqytetit, duke konsideruar qytetarët si një nga aleatët me të rëndësishëm në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, i ka falenderuar këtë të fundit për bashkëpunimin e treguar por ka edhe një mesazh.

“Gjithashtu ju garantojmë për një shërbim cilësor dhe të shpejt për çdo situatë apo nevojë, si dhe apelojmë për KUJDES të shtuar para dhe pas ndërrimit të viteve, të shmanget drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, sepse Policia Rrugore nuk do të tolerojë në asnjë moment shkeljet që rrezikojnë jetën tuaj dhe të tjerëve, duke kthyer momentet festive në dëshpërim apo më shumë se aq”, thuhet në njoftimin e policisë.