“Unaza”, Rama: Kompani më letra të falsikuara ka në gjithë Botën

Kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias, edhe sa i takon skandalit me tenderin e unazës së madhe. Rama theksoi se ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nuk është shkarkuar, por zëvendësuar dhe jo për shkak të akuzave.

‘Akuzat për korrupsion dhe korrupsioni janë dy gjëra të ndryshme” u shpreh Rama.

“ Sa për akuzën, kompani që hyjnë më letra të falsikuara në tendera ka në gjithë Botën, dhe një ministër nuk gjykohet nga kjo, por gjykohet nga mënyra si reagon kur fakti konstatohet. E dini ju që një kompani është shitur me letra te falsifikuara dhe askush nuk ka reaguar. Sa i takon rastit në fjalë, ky është korrupsion” -vijoi më tej Rama.

Në vijim kryeministri u shpreh se garancia  e vendosur do të vendoset në një fond social, dhe do të përdoret për banorët e zonës që preken nga ndërtimi i unazës.

“Gjiknuri nuk është shkarkuar është zëvendësuar në kuadër të atyre nëvojave dhe qëllimeve që i kam bërë publike, por ka bërë një punë transformuese për aq pak kohë sa pati. Nuk vidhen më dritat në Shqipëri, sot kemi një trasnformim rrënjësor në sistemin energjitik. Kush e bëri? Janë bërë nën drejtimin e Damian GJiknurit. Së shpejti nis puna për aeroportin e Kukësit e Vlorës, janë procese të vështira.” – deklaroi Rama.