Diaspora sërish në protestë para Kryeministrisë: Mos e ulni kokën, nuk jemi shpellarë

Përfaqësues të diasporës janë mbledhur sërish sot në ditën e dytë të protestës para Kryeministrisë.

“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, të vënë një standard mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet”- ka thënë një nga emigrantët protestues.

Më herët, banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur një marshim në këmbë drejt Kryeministrisë, per t’iu bashkuar protestës së diasporës.

Protesta nisi nje dite me pare, e pritet te vijoje edhe gjate dites se neserme, ndonese policia e Tiranes nuk kishte dhene leje per mbajtjen e saj, duke refuzuar organizuesin.

Ndërkohë që gjatë protestës së djeshme para zyrës së Ramës, një prej organizatorëve të kësaj protestë, Gent Sejko tha se shqiptarë nga vende të ndryshe të botës janë bashkuar në kete tubim paqesor. 49878f0f-91fe-405c-a655-a2b17ffd2b74

“Jemi këtu për studentët për minatorët, naftëtarët, biznesin ish-të përndjekurit politik, pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet i shtypur nga ky sistem jo thjesht nga qeveri”, u shpreh Sejko.

Ndërkohë që një protestues tjetër që kishte ardhur nga Amerika, shtoi se kjo protestë duhet të kthehet në një parti politike me nuanca nacionaliste. “Të formojmë një parti nacionaliste që djemtë dhe vajzat Shqiptarë të zgjohen nga gjumi”, shtoi ai.

sejko