Shaqiri emocionon kosovarët me deklaratën e tij

Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon fantastik te Liverpooli pasi me paraqitjet e tij është shndërruar në idhullin e ri të tifozëve.

Së fundmi, 27-vjeçari ka dhënë një interviste interesante‘The Guardian’ ku flet edhe për të kaluarën e tij, teksa flet me krenari për vendlindjen e tij, Kosovën.

Ai rrëfen:

Mund ta shikoni historinë time në flamujt e atleteteve e mia. Shumë njerëz e kanë keqkuptuar këtë. Kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër. Disa njerëz mendojnë se nuk jap gjithçka për Zvicrën sepse kam flamurin e Kosovës në njërën prej atleteve të mija, por e kanë totalisht gabim. Kosova është një pjesë e madhe e historisë sime, historisë së jetës sime dhe gjithmonë do të jetë me mua.