PS-PDIU në këshill miratojnë buxhetin e Tiranës për 2019, opozita bojkot

Me votat e PS dhe PDIU-së, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi pasditen e sotme buxhetin për vitin 2019.

Këshilltarët e opozitës bojkotuan mbledhjen, ndërsa jashtë bashkisë ishin mbledhur  për protestuar banorë  që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij  hodhi poshtë denoncimet e Partisë Demokratike për projektin e “Unazës së Madhe”, sipas të cilës Bashkia i ka dhënë leje ndërtimi për një projekt rezidencial, biznesmenit të akuzuar për trafik droge, Edmond Bego.

Sipas Veliaj, Bashkia nuk ka asnjë leje ndërtimi të lëshuar në këtë zonë për Edmond Begon

Më tej, Veliaj deklaroi se Jorida Tabaku ka përfituar leje ndërtimi në kohën kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Krybashkiaku përmendi edhe situatën në Qyteti Studenti, duke i cilësuar deputetët demokratë si zaptues të pjesës më të madhe të hapësirave në të. Për arsyet e përmendura, Veliaj bëri të ditur se do t’i drejtohet Prokurorisë