Në ora 9:00 stakohet energjia në disa lagje të kryeqytetit

Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina në Tiranë, nesër, 19 dhjetor, do të ketë kufizim të energjisë elektrike në disa zona në kryeqytet:

OShEE njoftoi se në ora 10:00-14:00, mbetet pa energji rruga “Komuna e Parisit”, pranë qendrës tregtare “Kristal” pjesërisht.

Nga ora 9:00-14:00, mbetet pa energji zona midis rrugës “Njazi Demi” pjesërisht dhe Bulevardi “Bajram Curri” pjesërisht.