8 muaj pa rroga, punonjësit e Ujësjellësit: Do lëmë Selenicën pa ujë

Selenica rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm të premten. Punonjësit e Ujësjellësit që kanë tetë muaj pa u paguar, kërcënuan se do të mbyllin pompat, nësë problemi i tyre nuk merr zgjidhje deri në fundjavë. Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës kanë tetë muaj pa u paguar, ndaj këtë të mërkurë zbritën në protestë para prefekturës së Vlorës. Ata thonë se kërkesat për zgjidhjen e këtij problemi kanë qenë të shumta, por zgjidhja ka munguar.

Janë 50 punonjës të cilët shprehen se nëse nuk marrin rrogat e tetë muajve, ditën e premte do të stakojnë popat e furnizimit. ”Kemi 8 muaj pa marrë lekët dhe nuk kemi si të jetojmë më. Mendojmë vetëm të largohemi dhe të ikim, të zhdukemi. Nuk shikojmë as shtet gjëkundi dhe as një përkrahje. S’kanë e kanë fajin qytetarët, por nuk do të furnizohen më me ujë. Po nuk morëm pagat ditën e shunë, është e pamunduar që t’u çojmë më ujë”,-shprehen ata.

Fondi prej 40 milionë lekesh i akorduar për Ujësjellësin është bllokuar në thesar, për shkak të pagesave të prapambetura të energjisë dhe kimikateve të pastrimit. “Sot në mëngjes më kanë dhënë një ultimatum që do fikim pompat, për arsye të mospagesës. Sepse kam 8 muaj që i kam mbajtur varur, do i marrim sot, do i marrim atje. As prefekti nuk na ktheu përgjigje as ministria dhe lekët e bashkisë që na akorduan për likujdimin e faturavë për vitin 2018, edhe ato na i bllokoi thesari”,-shtojnë punjonjësit.

Ata kërkuan takim me prefektin e Vlorës që nuk u zhvillua, ndaj në largim kërcënuan se të premten do të ndërpresin punën duke lënë pa ujë Selenicën dhe zonat përreth. Kërkesat e punonjësve janë të vazhdueshme por sot ata kanë kërkuar edhe takim me prefektin, ky i fundit nuk ka denjuar ti takojë punonjësit punonjësit e ujësjellësit të cilëve nuk u janë likuiduar pagat prej 8 muajsh.