Mbyllet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, zbulohet porosia e Bashës

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e parë me anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar për të diskutuar mbi situatën politike në vend.

Në mbledhjen e parë nuk është marrë asnjë vendim, por Basha u ka dhënë porosi anëtarëve të rinj.

Mësohet se Basha ka kërkuar nga anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar që të mbështesin të gjitha protestat që zhvillohen në vend, siç është ajo e studentëve, protesta e banorëve të zonës së Astirit apo dhe protesta te tjera.

Basha ka kërkuar mobilizim për protestën e studentëve si dhe për protestën e fermerve dhe biznesit të vogël e parashikuar për të enjten para Kuvendit.

Kreu i PD ka kërkuar që anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të bindin njerëzit që të mbështesin protestat e zhvilluara.