Itali, gjendet gomone e braktisur

Një gomone e braktisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është gjetur në brigjet e Ostunit në plazhin Lido Morelli në rajonin e Puglias.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë informuar forcat e rendit për këtë mjet lundrues të dyshimtë.

Nuk dihet ende nëse gomonia është vjedhur dhe braktisur apo është përdorur nga trafikantët për të transportuar drogë në brigjet italiane.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi ngjarjen.