Vjen “Bakllava” nga Gjiko dhe Butrint Imeri (VIDEO)

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka publikuar projektin e ri të tij në bashkëpunim me Gjikon. Dyshja ka kohë që kanë paralajmëruar projektin e ri të tyre. Ata nëpër intervista kanë potencuar se bëhet fjalë për një hit dhe vërtet duket se kjo këngë ritmike do të pëlqehet shumë nga publiku. Muzika është punuar nga top producenti, Big Bang, në shtëpinë e hiteve Redbox. Ndërkaq, videoklipi u xhirua nga Shaban Shabani. Klipi vjen me skena plot ngjyrë dhe me femra provokative.