Protesta e studentëve shton ritmin, marrin fjalën prindërit e tyre

Protestës së studentëve përpara Kryeministrisë po i bashkohen edhe prindërit e tyre. Gjatë 10 ditëve të shkuara, prindërit e kanë ndjekur në distancë reagimin e të rinjve ndaj qeverisë, ndërsa sot, disa prej tyre kanë marrë fjalën me megafon duke u përgëzuar për kurajon, durimin dhe qëndresën.

Nuk kanë munguar edhe  porositë:  “E dini ju si do ta vazhdoni punën, ne na respektuat. Ju vaftë mbarë’, tha njeri prej tyre.

Të rinj të gjimnazeve po ashtu janë bashkuar me studentët, e ardhur nga të gjithë Shqipëria.

Të rinjtë janë duke pritur përgjigje nga qeveria për mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të parlamentit nesër për kërkesat e tyre.