London 2-vjeç: Teze Lori ka vetëm 1 kërkesë për vogëlushin

Fiks 2 vjet më parë, Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të parë. Sot, vogëlushi London feston ditëlindjen e tij të 2-të dhe e para që e ndan lumturinë me ndjekësit ka qenë Lori Hoxha.

“Gëzuar ditëlindjen Dondon bisa. S’e kisha provuar dashurinë e vërtetë derisa të mbajta ty për herë të parë në krahë dhe tani s’e besoj dot që je 2 vjeç. Mos u rrit kaq shpejt! Tezja jote të do shumë.”- shkruan Lori në foton ku të dy shfaqen duke ngrënë makarona.

Njerëz të njohur e të panjohur kanë uruar ditëlindjen e vogëlushit, e ndërsa mami Sara në llogarinë e saj të Instagram-it ende nuk ka zbuluar asnjë detaj nga festa e veçantë që ka sot familja.