FOTO/ Bora Zemani bën dedikimin më të bukur që keni lexuar për ‘shokun e ngushtë’ të saj

Ka qënë shumë e përfolur ditët e fundit moderatorja Bora Zemani pasi ajo shkëlqeu në moderim tek ‘Kënga Magjike’.

Por sot këngëtarja ka një arsye shumë të fortë për të festuar pasi djali i saj Arbori feston 4 vjetorin.

Moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku ajo së bashku me Arborin janë të veshur njëlloj me rroba festive ndërsa shkruan se ai është thesari më i shtrenjtë që ajo ka.

“Fiks para katër vitesh erdhe në botën time! 12/12/2014 Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot më fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all! #blessed

Pak muaj më parë Bora u shpreh se djali i saj është arsyeja përse Vin Veli është gabimi më i bukur i jetës dhe do të vepronte njësoj sikur të kishte 1 mijë jetë të tjera.