Boks/ Jurgen Uldedaj kërkon majat, sfidon argjentinasin për titullin WBO

Ka disa boksierë me origjinë shqiptare që kanë arritur shumë në këtë sport, ndërkohë Jurgen Uldedaj kërkon që të kap majat e Olimpit, por duke hedhur në krah flamurin e vendit tonë. 21 vjeçari do të përballet me argjentinasin Nicolas Leandro Arganaraz për titullin WBO Champions në kategorinë “Cruiser”.

Boksieri shqiptar foli për karakteristikat e kundërshtarit dhe u shpreh optimist se do të triumfojë në ndeshjen e radhës.

“Me trajnerin tim kemi bërë një punë shumë të shkëlqyer. E gjithë përgatitja ka qënë për kundërshtarë sallaks, sikur është edhe kundërshtari. Një favor i imi është se trajneri ka qënë vetë boksier sallaks dhe ia di ato teknikat sallakësve. Dhe besoj se ia kemi gjetur çelësin.”-tha Uldedaj.

Në krahun tjetër argjentinasi u shpreh se nuk e shikon si disavantazh faktin që ai është mëngjerash.

“Besoj se fakti që jam mëngjerash nuk më penalizon aspak. Gjithsesi kam pasur mundësinë për ta studiuar kundërshtarin. Më duket një boksier i mirë, i përgatitur dhe më e rëndësishmja është se në këto përballje të fitojë më i miri. Shpresoj që të jetë një përballja e bukur dhe e fortë nga të dyja palët
.”-deklaroi argjentinasi.

Dita e shtunë e datës 15 dhjetor do të jetë ajo që do të vendos se cila nga dy boksierët do të jetë fituesi i titullit, i cili do të vendoset në “Olimpik Arena” në Tiranë.