Republika franceze njeh Ahmet Zogun si mbret të shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Dhjetor 2018

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 22 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje njohjen e Mbretit Zog nga Republika franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Tiranë, 21 shtator.

Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionet në vijim :

I ngarkuari me punë i Francës, me një letër të datës së sotme, ka njoftuar Ministrin e Punëve të Jashtme se Qeveria e Republikës franceze sapo e ka njohur Madhërinë e tij Zogun I si mbretin e shqiptarëve.