Studimi: Mos ua fshihni kurrë fëmijëve emocionet negative

Prindërit nuk duhet t’i fshehin emocionet negative para fëmijëve të tyre. Kjo sepse, kur kanë përballë prindër që nuk e fshehin stresin dhe zemërimin,  fëmijët krijojnë një marrëdhënie me të ngushtë me ta.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Washington State University dhe Universiteti i Kalifornisë, i publikuar në revistën shkencore “Emotion”.

Studimi është kryer me 109 prindër dhe fëmijët e tyre. Fëmijët e moshës 7-11 vjeç janë më pak reaktivë dhe kanë sjellje më pak pozitive përballë fëmijëve që censurojnë ndjenjat e veta negative.

“Fëmijët janë të aftë të kapin edhe ndryshimet më të vogla të humorit. Nëse ata kanë ndjesinë se diçka negative po u ndodh prindërve, të cilët sillen si zakonisht dhe nuk e tregojnë këtë gjë, atëherë kjo bëhet burim konfuzioni për ta. Pra janë dy mesazhe që ata marrin dhe bien në kundërshtim me njëra-tjetrën”, thotë Sara Waters, e cila ka marrë pjesë në studim.

Në vend që të shtypin emocionet e tyre para fëmijëve, Waters u sugjeron prindërve që gjëja më e mirë është t’u tregohet fëmijëve gjithçka që nga fillimi deri në fund.

“Lërini ta shohin të gjithë atë që përjetoni. Kjo i ndihmon fëmijët të mësojnë si të rregullojnë emocionet e tyre dhe të zgjidhin problemet, sepse shohin se problemet kanë zgjidhje”, thotë psikologia.

Pra, sipas ekspertëve, më e mira është që t’u tregosh fëmijëve se ndihesh i zemëruar dhe çfarë do të bësh për të përmirësuar situatën.