Xhaka rrezikon të dënohet sërish, shkak bëhet “shqiponja” me bashkëshorten

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka ditën e djeshme bëri një urim special për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Xhaka së bashku me bashkëshorten e tij Leonita formuan me duart e tyre simbolin e shqiponjës teksa ishin duke ngrënë një darkë romantike.

Kështu sipas asaj që shkruan britanikja “The Sun” shqiptari rrezikon vërtet që të vihet përsëri në qendër të kritikave siç ka ndodhur edhe më parë kur ai ka bërë simbolin e shqiponjës.