Mbrëmja e Championsit, ja llogaritë dhe situata në katër grupet që luajnë sonte

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e tjera të katër grupeve të Para në Ligën e Kampionëve. Shumë skuadra janë në kërkim të një bilete për në fazën tjetër, ndërkohë që Barcelona është ekipi i vetëm që zbret në fushë pa asnjë presion, por synon që të sigurojë vendin e parë.

Grupi A

Vetëm një dështim i madh mund të bëjë që Atletico dhe Dortmundi të skualifikohen. Bardhekaltrit do të luajnë sonte në mbrëmje ndaj Monakos dhe mund të sigurojnë kualifikimin matematik. Dortmundi ndërkohë do të presë në shtëpi Brugge, teksa belgët kanë shanse për të kaluar në fazën tjetër nëse fitojnë në Gjermani.

Grupi B

Barcelona arrin në ndeshjen e pestë në grupe si ekipi i vetëm i kualifikuar zyrtar. Nëse marrin 3 pikë edhe në duelin e radhës ndaj PSV, ata do të siguronin edeh vendin e parë në grup. Sa i përket ndeshjes mes Tottenham-Inter, fitorja 2-1 në ndeshjen e parë për italianët, mund të rezultojë vendimtare. Nëse skuadra angleze arrin që të fitojë, atëherë ata do të shpresojnë për ndeshjen e fundit. Nëse Interi arrin që të fitojë, atëherë skuadra e Spalletit do të siguronte matematikisht kalimin në 16 ekipet më të mira.

Grupi C

Çdo gjë është e hapir në Grupin C, ku mund të kualifikohen secila prej ekipeve dhe mund të eliminohen secila prej tyre. PSG-Liverpool është një finale për të dyja ekipet. Skuadra që arrin të fitojë, do të shtojë shanset për kualifikimin. Napoli ndërkohë do të presë Crvena Zvezdën, ekipin më të dobët në letër. Një fitore e mundshme, do të shtonte edhe më shumë shanset e italianëve për të zënë vendin e parë.

Grupi D

Porto udhëheq Grupin D, i cili është dhe grupi mes ekipeve të një niveli mesatar. Portugezët do të presin Schalken e vendit të dytë, në një duel që pritet të vendosë ekipin që do ta mbyllë vendin e parë. Nëse Porto fiton, atëherë, ata do të sigurojnë kalimin për në fazën tjetër. Në krahun tjetër, nëse fitojnë gjermanët, ata duhet të fitojnë dhe me Lokomotivën e Moskës për ta mbyllur të parët. Barazimi do të favorizonte portugezët. Galatasaray ka ende mundësi, pasi duhet të fitojnë dy ndeshjet, ndërkohë që gjermanët nuk duhet të shënojnë në asnjë prej dy ndeshjeve. /Koha Jone/