Wanda Nara: Nëse Icardi do të mendonte për “Topin e Artë”, do largohej nga Interi

Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, ka folur për numrin 9 të zikaltërve në emisionin “Tiki Taka” në lidhje me shanset e tij për “Topin e Artë” në të ardhmen.

“Mauro nuk mendon për këtë gjë. Luan në ekipin që dëshiron dhe mendon ndeshje pas ndeshje. Nëse do të mendonte për ‘Topin e Artë’, ndoshta do të kishte ndryshuar ekip”.

Wanda Nara ka folur edhe për duelin mes Juventusit dhe Interit që do të luhet më 7 dhjetor: Nuk e shoh keq Interin në duelin ndaj bardhezinjve. Juventus mendon se do të fitojë Champions League.