Rama: Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama, ka postuar foto me Fatmir Limajn, ku ka dhënë lajmin se Limaj është i sapozgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Në Pejë u mblodhën qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ku në qendër ishin disa tema të bashkëpunimit. Unifikimi i doganave edhe heqja e tarifës së shërbimit të romingut, ishin mes temave të diskutuara.