”Kufijtë”, Rama: Kush e quan Thaçin tradhtar është gomar

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur me tone të ashpra kur është pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Ramush Haradinaj. I pyetur për debatin e kufijve, Rama u përgjigj prerë se kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar.

”Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UÇK, kush ngre dorën ndaj tij duke e quajtur tradhtar, është një gomar, kaq di të them unë, të tjerat janë debate për një vizion strategjik për të ardhmen, çështja është që të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, me mentalitet, që shqiponjë të jetë një dhe vendet të jenë një në cdo drejtim dhe aspekt”,-tha Rama.