“Duke tërhequr hundët”, Berisha nxjerr videon: Si e kanë bërë Ramën

Përveç se në politikë, Rama e Berisha, e sulmojnë njëri-tjetrin edhe nëpërmjet videove apo fotomontazheve që i publikojnë në rrjetet sociale.

Video e fundit vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka zgjedhur një moment kur Edi Rama është në një takim për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Në video kreu aktual i qeverisë duket duke tërhequr hundët.

“Tre viza kokaine, ja si e kanë bërë drogmenin,” shkruan Berisha.