LISTA! Ja familjet që kanë dorëzuar dokumentet për shpronësim në Unazën e Re

Një ditë pas thirrjes së ARRSH që banorët e prekur nga projekti i Unazës së Madhe të paraqiten për të dorëzuar dokumentet, publikohet lista e disa prej tyre që kanë nisur procedurat për shpronësim.

Janë 36 familje që janë paraqitur pranë ARRSH nga data 1 nëntor deri në 19 dhe kanë dorëzuar dokumentacionet e nevojshme.

Banorët kanë marrë fillimisht sqarimet e nevojshme dhe më pas kanë nisur menjëherë plotësimin e dokumentacionit që u mundëson atyre shpronësimin e plotë.