200 mln lekë për leximin – Ymeri: Varfërimi i dijes sjell kosto për shoqërinë. Shteti të ndërhyjë

Pamundësia ekonomike, mungesa e bibliotekave dhe mungesa e nxitjes drejtë librit janë disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e lexueshmërisë në vendin tonë. Sipas institutit të statistikave rreth 1 milion qytetarë, ose 1 /3 e popullsisë nuk lexojnë gjë e cila është vlerësuar si një situatë alarmante nga specialistet apo dhe botuesit.

Për televizionin SCAN , kreu i shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri paralajmëron se varfërimi i dijes pritet të sjelle kosto të larta për shoqërinë në të ardhmen ndaj kjo mund të frenohet vetëm me ndërhyrjen e shtetit duke investuar në pasurimin e bibliotekave, veçanërisht në shkolla. Po sa të përballueshme janë çmimet e librave? Dhe a munden të rinjtë ti blejnë në treg titujt që kërkojnë ? 200 milion lekë është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për libra këtë vit po a është i mjaftueshëm?

Lexuesit e rregullt duhet të paguajnë mesatarisht për një libër nga 500 deri në 2000 lekë, ndërsa ka edhe nga ata të cilët në pamundësi ekonomike kanë zgjedhur të lexojnë libra on- line .