Theresa May: Brexit nuk do të jetë më i lehtë edhe pa mua

Theresa May duke iu drejtuar kritikëve të saj, tha se largimi i saj si kryeministre nuk do ta bënte aspak më të lehtë Brexit.

May mbrojti projekt-draftin e javës së shkuar për largimin nga BE dhe paralajmëroi një javë kritike.  Ajo sugjeroi rënien dakord për më shumë detaje, në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Bashkuar me BE-në.

Përpara një samiti të pritur për javën tjetër, i cili mund të kënaqë shqetësimet e disa prej deputetëve të Tory-t kundë planeve të saj.

Jeremy Corbyn tha se Partia Laburiste mund të kishte marrë një marrëveshje më të mirë në kohë për Brexit. a Ka pasur mjaft kritika në lidhje me draftin e tërheqes së  marrëveshjes mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, e cilado të nënshkruhet në një samit të posaçëm javën e ardhshme.

Ka gjithashtu dyshime nëse mund të fitojë miratimin e Dhomës së Përbashkët me partitë e opozitës, përfshirë këtu Partinë Demokratike të Bashkimit Demokratik të Irlandës  së Veriut, e cila e kundërshton hapur. Disa ministra të kabinetit kanë dhënë dorëheqjen ndërsa të tjerët besohet se janë ende duke ndryshuar formulimin e tij.