PD akuza të reja, Noka: Vangjush Dako duhet të arrestohet

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Duke pasur si referencë dosjen 339, selia blu kërkon arrestimin e Vangjush Dakos, pasi është koka e grupit të vjedhjes së votave në qarkut e Durrësit.

Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i PD-së Flamur Noka nga selia blu është shprehur se përgjimet e muajit shkurt 2017 dhe falënderimet e Dakos pas zgjedhjeve ndaj grupit Avdylaj janë provat më të qarta se kryebashkiaku i Durrësit ka blerë dhe ka mbledhur vota me kriminelë.