Chiesa “çmend” Evropën, dy gjigandët anglez përgatisin ofertën

Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa nuk është vetëm një objektiv për Juventusin, Interin dhe Napoli, por cilësitë e tij kanë tërhequr interesin edhe të klubeve larg kufinjve.

Sipas “Tuttosport”, Chelsea dhe Liverpool janë skuadrat e fundit që vihen në garë për italianin. Edhe pse çmimi i tij është mbi 50 milion euro, dy gjigandët e Premier League nuk e shohin këtë fakt si pengesë për të shkuar te Chiesa.

21 vjeçari është kthyer në një element të rëndësishëm për Fiorentinën, ku është aktivizuar në 75 ndeshje të Seria A, ndërsa vlen të përmendet dhe 10 takimet me kombëtaren Azzurre.

Për këtë, Fiorentina ka deklaruar vazhdimisht se nuk do ta shesin Chiesa në janar.