VIDEO/ Aktori i juaj i preferuar turk ‘Sarp’ drejt suksesit botëror

Çagatay Ulusoy është aktori i njohur turk, i cili për publikun shqiptar është bërë i njohur në serialin ‘I Infiltruari” ku luante rolin kryesor të ‘Sarp’.

Nga ajo periudhë karriera e tij është vetëm në ngritje dhe së fundmi aktori i ka hapur derën suksesit botëror.

Aktori ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, trailerin zyrtar të serialit më të ri me titull “The Protector”, që do të shfaqet në “Netflix”.

Seriali ngre siparin me 14 dhjetor në “Netflix” dhe Çagatay, ose siç e njohim ndryshe si “Sarp”, luan në rolin e një superheroi me emrin Hakan.

Së fundmi është përfolur se ai do të heqë dorë nga aktrimi, por me sa duket kjo nuk është e vërtetë.