Pastronin gotat me të njëjtat peceta si dushet e tualetet, hotelet me 5 yje irritojnë klientët

Disa nga hotelet më të famshme në Kinë, me pesë yje kanë kërkuar falje së fundmi, pas irritimit të klientëve.

Këta të fundit, publikuan në rrjetet sociale, video ku punonjësit e hoteleve pastronin gotat me të njëjtat peceta si dushet e tualetet.

Kjo shkaktoi mjaft irritim tek përdoruesit e shumtë në rrjetet sociale, të cilët detyruan menaxherët e hoteleve të reagonin.

Hoteli “Ritz-Carlton” në Shanghai ka njoftuar kryerjen e një hetimi të brendshëm pas publikimit të videos, që ekspozonte një prej sanitareve të tij duke përdorur të njëjtën copë pastrimi për të pastruar xhamat, dyshemetë e tualeteve, sikurse edhe gotat e dhomave.

Por, hoteli thekson se sanitarja kishte kryer madje edhe trajnimin për të pastruar siç duhej dhomat.

Menaxherët e hotelit janë shprehur:

Jemi jashtëzakonisht të keqardhur për këtë, sepse praktikat aktuale të asaj dite nuk kanë qenë në përputhje me pastrimin standard të dhomave”