Hoxhaj: Serbia s’duhet të ketë frikë nga Kosova në Interpol

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në Interpol, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ Hoxhaj pohon se Serbia ka një të kaluar të njohur të keqpërdorimit të njoftimeve të Interpolit.

“Serbia ka një të kaluar të njohur të abuzimit keqpërdorimit të njoftimeve të Interoplit, si një formë agresioni ndaj fqinjëve të saj. Kosova ka një histori të dëshmuar të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit. Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në INTERPOL, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”.