Fatmir Limaj: Të rinjtë nuk duan të punojnë, ka mjaft vende pune

Kosova dhe Shqipëria kanë shifra të larta të papunësisë, e megjithatë politikanët e dy vendeve vijojnë të shprehen se ka punë por njerëzit nuk duan të punojnë.

Nëse kryeministri Rama thotë “punë ka por nuk ka profesionistë”, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj është shprehur së fundmi se “të rinjtë nuk duan të punojnë, vende pune ka mjaft”.

Me një tubim me të rinjtë e partisë së tij, Limaj ka deklaruar se rinia e Kosovës është vetëm kërkuese por nuk mundohet të arrijë qëllimet e tyre.

Fatmir Limaj është shprehur:

Si është e mundur që sot në Kosovë është një papunësi kaq e madhe, në anën tjetër ka kërkesa për vende të reja të punës. Nuk po largohemi nga Ferizaj, këtu 300-500 vende të punës janë të lira. Nëse pyesim kompanitë, po si janë të lira dhe s’ka punë, se nuk kem djem dhe vajza me zanat. Dhe ajo çfarë ne kemi ardhur për të thënë sot, me kryetarin e degës dhe me ministrin që ka me mbështet këtë projekt, është se në Ferizaj ekziston qendra e aftësimit profesional.”

“Armiku” është i njëjtë në çdo vend të botës, “shtypësi” është pushteti