Mafia italiane kontrollon bastet online në Shqipëri

Duart e mafias italiane në tregun e basteve “online” janë shtrirë edhe në Shqipëri. Vendi ynë është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.

Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian, ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.

Kjo është ajo që doli në fund të tre hetimeve të ndryshme nga prokurorët e Barit, Rexho Kalabrias dhe Katanias, të koordinuara nga Drejtoria Kombëtare Anti-Mafia dhe kundër Terrorizmit që çuan në arrestimin e 68 personave dhe sekuestrimin e pasurive në Itali dhe jashtë vendit. Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliardë euro të luajtura në disa platforma “online” të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.

Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e “prestanomi”. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.

Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.

Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze. Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash “presta nomi”.

Hetimet treguan se grupet kriminale kishin ndarë dhe kontrolluar, në mënyrë mafioze, tregun e basteve “online” përmes platformave të ndryshme të menaxhuara nga të njëjtat organizata.