Elita dhe Gjiko, ja si dukeshin kur mësuan se ”ishin shtatzënë”?

Elita dhe Gjiko na treguan për herë të parë se do të bëhen prindër në këngën e re të këtij të fundit. Që prej asaj dite, çifti nuk ngurron që ta përfshijë shtatzëninë në çdo postim të bërë së fundmi në Instagram.

Pas nurit të shtatzënisë, nepsit për bostan dhe Elitës me barkun e rrumbullakosur, dyshja ndan me ndjekësit të tjera detaje të ëmbla. Orë më parë, Elita postoi disa foto, (ku dukej më shtatzënë se kurrë) dhe tha se ”vdes të jetë shtatzënë”.

Siç duket muajt e pritjes kanë qenë vërtetë të ëmbla për të dhe i ka shijuar në maksimum. Nga ana tjetër, Gjiko postoi një foto ku shfaqej bashkë me gruan e tij dhe një eko të vogël në dorë. ”Jemi shtatzënë!”,shkruan ai dhe mes gjithë komenteve që urojnë çiftin, bie në sy ai i Elitës.